“Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfojë”

Klithmat e lirisë të të pafajshmëve që dhanë kushtrimin e gjenocidit kudo në botë, rëndojnë edhe sot

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përkujtuar në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, 45 civilët shqiptarë të rënë nga dora gjakatare serbe.

Ai ka thënë se dëshmorët dhe martirët e Reçakut, njomën me gjakun e tyre tokën e shtrenjtë stërgjyshore, krejt pafaj në pragun e shtëpisë, të paarmatosur ndaj çmendurisë barbare serbo-sllave që synoi shfarosjen e një populli të tërë.

“Klithmat e lirisë të të pafajshmëve që dhanë kushtrimin e gjenocidit kudo në botë, rëndojnë edhe sot. Mirënjohje e përjetshme e popullit shqiptar të Kosovës për ambasadorin William Walker, që i kumtoi botës gjenocidin ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe gjithë qendrave të vendosjes ndërkombëtare të prirë nga SHBA që ruajtën dhe shpëtuan substancën tonë kombëtare. Lufta e djemve dhe vashave më të mirë të kombit në UÇK vendosi drejtësinë, solli lirinë! Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfojë! Lavdi!”, shkruan ai.

Back to top button