Janevskin-Toshta është dërguar në Qendrën Emergjente

Janevskin-Toshta është dërguar në Qendrën Emergjente

Ndryshojnë aktakuzat ndaj personave përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela në 27 prill të vitit të kaluar.

Për Aleksander Janevskin-Toshta është vendosur që të mbetet akuza për tentim vrasje. Kjo ka sjellë si pasojë përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe është transportuar në Qendrën Emergjente, shkruan Tv21.tv

Për Sasho Senkov është tërhequr aktakuza pasi nga analiza e dëshmive nuk e ka kryer veprën penale. Për dy të akuzuar të tjerë aktakuaza është rikualifikuar nga tentativë për vrasje në vepër penale dhunë, ndërsa për shtatë të akuzuarit e tjerë mbetet e njëjta aktakuzë./21Media