Allegri e konfirmon: Ronaldo dhe Dybala luajnë nga minuta e parë
25 Shtator 2018
Trajneri i Juventusit ka folur në prag të sfidës me Bolognan
Loading...
Trajneri i Juventusit ka folur në prag të sfidës me Bolognan
Kampioni i Italisë kërkon ta çojë në gjashtë serinë e fitoreve në Serie A, kurrë këtë javë ndeshet me Bolognan në Allianz Stadium.
Massimilliano Allegri pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër, por nga minuta e parë ka konfirmuar se do të luajnë Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.
“Ronaldo nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve ndaj Young Boys, prandaj do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Bolognas”, ka thënë Allegri.“Dybala? Po edhe ai do të luajë.
Të dielën ka pasur një paraqitje të mirë, ndonëse ai gjykohet nëse shënon apo jo. I duhen më shumë minuta në këmbë”, ka theksuar ai.
Loading...