Sipas tij futbolli është i tillë

Sipas tij futbolli është i tillë

Trajneri i Juventusit është ndarë i zhgënjyer me rezultatin ndaj Manchester United.

Juve dominoi pothuajse tërë takimin, por rastet e humbura i kushtuan në fund, pasi “Djajtë e Kuq”, realizuan dy gola të shpejtë për të triumfuar 2-1.

Massimiliano Allegri tha pas ndeshjes se skuadra e tij bëri një lojë shumë të mirë, por ata u treguan të ngathët para portës së kundërshtarëve dhe kjo iu hakmor në fund.

“Më vjen keq për shkak se ekipi bëri një lojë të mirë, ne duhet të përmirësohemi në fazën e realizimit, por futbolli është i tillë, nuk mund të fitosh gjithmonë dhe sonte kemi humbur ndeshjen më pak të rëndësishme”, theksoi Allegri.

Juve ka nëntë pikë pas katër ndeshjeve dhe i mjafton një barazim ndaj Valencias për ta siguruar kalimin tutje.