Ronaldo është lënduar në muajin mars

Ronaldo është lënduar në muajin mars

Futbollisti portugez është në garë me kohën për të luajtur ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo, është lënduar në ndeshjet me kombëtaren e Portugalisë në muajin mars dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Ylli portugez është në dyshim për sfidën ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve, por, trajneri, Massimiliano Allegri, shpreson që CR7 të jetë i gatshëm për të luajtur në çerekfinalen e parë.

“Cristiano është mirë, kemi sinjale të mira pesë ditë para sfidës me Ajaxin. Ai po bën gjithçka për të qenë në dispozicion, shpresojmë ta kemi”, deklaroi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.