Përveç djalit të tyre kush tjetër po e shoqëron çiftin në Kosovë

Përveç djalit të tyre kush tjetër po e shoqëron çiftin në Kosovë

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman gjatë mëngjesit të sotëm arritën në Kosovë bashkë me djalin e tyre Efehanin.

Aktori turk gjatë ditës u prit nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashin me të cilin biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë.

E pranishme në këtë takim ishte edhe Almeda, ndërsa pas përfundimit të takimit, ata u drejtuan për në hotelin se ku janë vendosur për të qëndruar gjatë vizitës së tyre në Kosovë.

Almeda publikoi video nga atje, ku tregoi se në Kosovë po e shoqëron edhe nëna e saj. Përveç fotos me nënën e saj, ajo publikoi edhe një video, në të cilin fokusoi edhe objektin e Qeverisë.

Kujtojmë se, ende nuk dihet arsyeja e vizitës së çiftit në Kosovë. /21Media