Çifti i njohur u larguan nga shteti shqiptar

Çifti i njohur u larguan nga shteti shqiptar

Modelja Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë.

Dyshja ishin në qendër të vëmendjes edhe për shkak të pjesëmarrjes së Tolgahanit në natën finale të edicionit të sivjetmë të ”Dancing with the Stars”, të cilin e udhëhoqi bukuroshja Abazi.

Mbrëmë çifti rrëmbyen vëmendjen e publikut me vallëzimin e tyre në “Dancing with the Stars”, të cilët edhe shkëmbyen edhe puthje, për të cilën u brohoritën nga publiku, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, sot modelja e njohur bashkë me bashkëshortin kanë kryer një aktivitet tjetër.  Ajo ka mbjellur një fidan në vendlindjen e saj, me ç’rast është shkruar emri i saj dhe i Tolgahanit.

”Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime te pafund.Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme”, ka shkruar  Almeda krahas, duke shtuar se po largohet nga Tirana.

”Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA ❤🇦🇱 Faleminderit @erionveliaj”, ka shkruar Almeda krahas imazhit të publikuar me bashkëshortin.

Kujtojmë që, Tolgahan para dy ditësh arriti në Tiranë, ku vizitoi disa vende të bukura shqiptare, së bashku me Almedën./21Media

Vallëzimi përrallor i Almedës dhe Tolgahanit, çka tha shqip ”Çënari” pas performancës