Kështu duket Almeda në ditët e fundit të shtatënisë

Kështu duket Almeda në ditët e fundit të shtatënisë

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi-Sayisman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, në vitin 2017 dashurinë e tyre disa vjeçare e kanë kurrorëzuar me martesë.

Kurse, tani ata shumë shpejt do të bëhet prindër për herë të parë. Kësaj pritje të ëmbël thuajse gati është duke i ardhë fundi pasi që Almeda është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Almeda gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku vazhdimisht ka publikuar fotografi të ndryshme. Për 490 mijë ndjekësit e saj, bukuroshja shqiptare së fundmi ka publikuar disa imazhe në të cilat ka shfaqur barkun e rrumbullakosur.

Këto fotografi padyshim se do mbesin njëri prej kujtimeve më të mira të Almedës.

Almeda dhe aktori 37-vjeçar janë në pritje të një djalit që kanë vendosur ta quajn Efehan. /21Media