Ditë e veçantë për almedën dhe Tolgahanin

Ditë e veçantë për almedën dhe Tolgahanin

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman në muajin maj u bënë prindër për herë të parë.

Dyshja janë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin, Efehan.

Sot për çiftin është një ditë e rëndësishme, pasi që djali i tyre sot feston pesëmujorin e lindjes, me këtë rast, Almeda ka publikuar një fotografi emocionuese, nga momenti i lindjes së tij.

Në foto ajo shfaqet me djalin në krahë, teksa pranë tij gjendet bashkëshorti, Tolgahan si dhe mjekja që asistoi në lindje. “Efehan është pesë muaj sot”, ka shkruar Almeda sipër fotos.

Almeda dhe Tolgahani ditë më parë ishin për vitzitë në Kosovë, bashkë me djalin e tyre Efehanin. Përveç Prishtinës, dyshja në Kosovë kanë vizituar edhe qytetin e Prizrenit. Tolgahan Sayisman dje bëri të ditur se në Kosovë erdhi me ftesën e ministrit në detyrë, Kujtim Gashit, për çka tha se ndihet shumë i nderuar.

Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë. /21Media