Një portret familjar

Një portret familjar

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi,  dhe bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Sayisman, në muajin maj janë bërë prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv

Çifti nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram, imazhe të ndryshme pranë të birit, Efehanit.

Edhe fotografia që Almeda ka publikuar sot në Instagram ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Ndryshe, më 13 shkurt të vitit 2017, Almeda dhe Tolgahan kurorëzuan dashurinë me martesë, duke përmbushur ëndrrën e tyre. Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni të organizuar në Beverly Hills./21Media