Almeda bashkë me Dj turk

Almeda bashkë me Dj turk

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, e cila pritet të sjellë projektin e saj muzikor, së bashku me një Dj turk ka publikuar një pjesë nga klipi.

Almeda dhe Dj turk, Burak Yeter pritet të sjellin projektin “Alabama”, nga i cili herë pas here kanë publikuar pamje për ndjekësit e tyre në rrjete sociale, shkruan rtv21.tv

Pak më parë, bukuroshja shqiptare ka hedhur në instagam një pjesë nga projekti, në të cilin shihet se duket për mrekulli.

Me flokë të lidhura dhe në disa skena me të lëshuara, bukuroshja shqiptare duket mjaft bukur në pamjet që ajo ka zbuluar në instagram për 456 mijë ndjekësit e saj.

Kujtojmë se Almeda talentin në këndim e ka shfaqur në një emision të njohur në Turqi, “Beyaz Show”, ku pati kënduar dy këngë në gjuhën shqipe./21Media

 

View this post on Instagram

 

Coming Soon! @connectionrecords

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on