Almeda zbulon përbërësit e maskës

Almeda zbulon përbërësit e maskës

Padyshim se njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar është bukuroshja Almeda Abazi e cila në çdo paraqitje rrëmben vëmendje të madhe, shkruan rtv21.tv

Ajo shumë shpesh shfaqet edhe pa grim, mirëpo duket e freskët në fytyrë.

Por cili është sekreti i bukuroshes e cila gjithmonë shfaqet me një lëkurë të freskët dhe perfekte?

Almeda këtë e zbuluar përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shihet me një maskë ngjyrë kafe në fytyrë, teksa më pas ka treguar edhe të gjithë përbërësit.

“Kafe turke, kanellë, mjaltë, e kuqja e vezës dhe limon”, janë përbërësit që Almeda i kombinon për maskën të cilën përdor.

Ndryshe, Almeda Abazi ka udhëhequr suksesshëm spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars Albania 7”, duke qëndruar kështu për disa muaj në Shqipëri. Në finalen e këtij spektakli ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman./21Media