Kënga e Dafinës pëlqehet nga publiku

Kënga e Dafinës pëlqehet nga publiku

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri më 22 dhjetor publikoi projektin e fundit për vitin 2018, të titulluar “Alo”.

Kënga është në bashkëpunim me Dj Geek dhe është shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Në vetëm katër ditë ky projekt ka arritur 1 milion klikime në kanalin Youtube. Këtij suksesi iu është gëzuar Dafina, e cila ka falënderuar fansat përmes një fotografie të postuar në rrjetin social, Instagram.

Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar Liridon Berisha, Gesko dhe Dafina, ndërsa për muzikën është përkujdesur Cricket.

Dafina gjatë vitit 2018 ka publikuar pesë këngë, ku dy prej tyre janë në bashkëpunim me artistë të tjerë shqiptarë. Artistja ka paralajmëruar projekte të reja që do të publikohen gjatë vitit 2019./21Media