Artistja publikon projektin e fundit për 2018

Artistja publikon projektin e fundit për 2018

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e saj më të re.

Kënga titullohet “Alo” që është në bashkëpunim me Dj Geek dhe është shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e këngës e kanë shkruar: Liridon Berisha, Gesko dhe Dafina, ndërsa për muzikën është përkujdesur Cricket.

“Alo” shënon projektin e pestë të artistes për vitin 2018 dhe është publikuar në kanalin zyrtar të Dafinës në Youtube./21Media