Përdorimet e Aloe Vera që nuk i keni ditur

Përdorimet e Aloe Vera që nuk i keni ditur

Aloe Vera përmban 200 përbërës të dobishëm përfshirë 20 minerale, 18 aminoacide dhe 12 vitamina.

Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet.

Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm.

Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë. Do të ndieni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë.

Mënyra e dytë efikase është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit të verës.