Ekspedita ka zgjatur tri ditë

Ekspedita ka zgjatur tri ditë

Disa alpinistë nga Kosova janë ngjitur në majën Musala në malet e Rilës në Bullagri, e cila është maja më e lartë në Ballkan (2925 metra).

Ekspedita ka filluar nga 14 qershori dhe ka zgjatur deri më 16 qershor, dhe është organizuar nga Klubi Alpin Prishtina.

Maja e Musalas është maja dominuese në Vargmalet e Rilës dhe gjithë Ballkanit, përcjell rtv21.tv

Sipas njoftimit, pjesëmarrja ishte e hapur për shkak se ngjitja në Majën më të Lartë në Ballkan është relativisht e lehtë, për shkak të terrenit livadhor dhe përdorimit të teleferikut deri te liqeni i Musalas.

Pjesëmarrësit e ekspeditës kanë pasur rastin të vizitojnë vende të rëndësishme, si Blagojevgrad, Borovec dhe Sofje./21Media