Alternativa dënon gjuhën banale të Beqës ndaj Mimoza Kusarit

“Ne vlerësojmë se Beqa duhet të kërkoj falje publike”

Alternativa dënon ashpër gjuhën banale dhe tejet denigruese të Hajdar Beqës drejtuar Mimoza Kusari – Lila.

Ky subjekt politik e ka cilësuar tejet turpëruese që një politikan, kryetar dege dhe anëtar i kryesisë së një partie të përdor një fjalor të tillë.

“Ne vlerësojmë se Z. Beqa duhet të kërkoj falje publike jo vetëm se ka ofenduar rëndë Znj. Kusari – Lila, por mbi të gjitha se përfaqëson një grupacion (subjekt) politik dhe si i tillë duhet të jetë shembull për qytetarët, të rinjtë dhe të rejat e vendit”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Aty theksohet se ‘Banalizma të këtilla nga një përfaqësues i popullit duhen denuar ashpër dhe me seriozitet në mënyrë që diskursi politik në vend të ketë nivelin që i takon njëherë e përgjithmonë.

Back to top button