Flet udhëheqësja e Alternativës

Flet udhëheqësja e Alternativës

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se nuk është arritur një marrëveshje për koalicion mes Alternativës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Kusarit arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së, shkruan rtv21.tv.

“Nga komunikimet e mia direkte me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jam njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit”, ka deklaruar Kusari.

Ajo ka shtuar se oferta për koalicion kanë pasur edhe nga partitë tjera, por, ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor.

Kusari përfundon duke deklaruar që me rastin e mos mundësisë të arritjes së një marrëveshje me njërën nga partitë e opozitës, Alternativa do të garojnë vetë në zgjedhjet e 6 tetorit./21Media