Alternativa garon me 10 kandidatë për Kuvendin Komunal të Prizrenit

Alternativa garon me 10 kandidatë për Kuvendin Komunal të Prizrenit

Partia Alternativa ka prezantuar kandidatin Veton Qipa për kryetar të Komunës së Prizrenit. I nominuari për kryetari të Komunës së Prizrenit, Veton Qipa ka thënë se  kandidatët e Alternativës do t’i japin një frymë ndryshe udhëheqjes komunale të Prizrenit. Qipa po ashtu tha se  lista e tyre përfshinë të gjitha etnik, është listë e shkurt sepse duan të kenë kandidat të mirë që i japin diçka qytetit me punën e tyre.

Po ashtu sot Alternativa ka prezantuar edhe kandidatët për asamblistë të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Mahmut Drini, kandidat për asamblist në  Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Alternativa ka thënë se do të japin një mendim dhe veprim alternativ për Prizrenin. Drini po ashtu ka thënë se tani me kandidatë e Prizrenit qytetarët e këtij vendi kanë për kë të votojnë dhe kjo parti do të jep zgjidhje për shumë probleme të qytetarëve të Prizrenit.

Kandidati për asamblist i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Nue Spaqi ka thënë se nga partia e tij asnjë kandidat nuk është decertifikuar nga KQZ-ja dhe kjo tregon vlerat që kanë kandidatë e Alternativës.

Alternativa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të garojë me 10 kandidatë për Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe emrat e tyre janë: Muslia Miftari, Ana Nimani, Auron Kozvaçliu dhe Mehal Hafizallari, Nomena Laçi, Hysnie Kerkul, Nue Spaqi, Mahmut Drini.