Kusari-Lila: Duhet të bëhemi bashkë ta rrëzojmë këtë qeveri

Kusari-Lila: Duhet të bëhemi bashkë ta rrëzojmë këtë qeveri

Deputetja nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky subjekt është pro demarkacionit, i cili përfshinë edhe deklaratat e përbashkëta mes dy presidentëve.

Ajo tha se Alternativa kundërshton faktin se në pako të marrëveshjes është raporti i njohur si “Raporti i Bulliqit”.

Sipas saj, një raport i tillë është shumë kontradiktor dhe duhet të ndryshohet, shkruan rtv21.tv

Kusari-Lila nuk është optimiste që sot mund të zgjidhet çështja e demarkacionit, pasi thotë se ky proces është menaxhuar keq dhe i ka kushtuar shumë Kosovës, madje disa persona po e vuajnë edhe me burg.

“Pas tejkalimit të këtij ngërçi shumë të madh i cili po e thithë gjithë oksigjenin politik të Kosovës, duhet që automatikisht të angazhohemi sa më shpejt në rrëzimin e kësaj qeverie e cila është bërë bashkë pa e pasur të qartë se si do të qeverisin”, tha ajo./21Media