Alves beson që Neymar është një ndër lojtarët më të mirë

Alves beson që Neymar është një ndër lojtarët më të mirë

Mbrojtësi Dani Alves, tha që bashkëlojtari te Kombëtarja e Brazilit Neymar, ka ndjeshmërinë e fëmijëve.

Alves i cili u largua nga PSG gjatë afatit veror ka thënë se kapiteni i Brazilit duhet të ndryshojë ndjeshmërinë nëse dëshiron të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Neymar muajve të fundit ka qenë shumë i kritikuar nga fansat pasi kërkoi të largohet nga klubi dhe të rikthehet në Barcelonë.

“Neymar preket nga shumë gjëra dhe disa prej tyre nuk duhet ta shqetësojnë. Ka ndjeshmërinë e fëmijëve. Por, njerëzit duhet të fillojnë ta respektojnë. Ka fituar shumë gjëra në futboll, andaj mund të thotë çfarë të dojë. Është lojtari më i rëndësishëm në Brazil dhe ndër më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Neymar për momentin nuk po luan për gjigantin francez pasi vuan nga një lëndim.