Pylli i Amazonën në Brazil po digjet

Pylli i Amazonën në Brazil po digjet

Duke marrë parasysh faktin se Amazona konsiderohet si mushëkria e botës pasiqë është prodhuese e 20% të oksigjenit që mbulon tokën. 10% e specieve të botës jetojnë aty e po ashtu ky pyll është i pasur me 3000 fruta të ngrënshëm, 40 mijë specie bimore dhe po i njëjti pyll siguron 20% te ujit qe furnizon planetin!

Sipas Institutit Kombëtar për Kërkime në Hapësirë në Brazil, zjarri në hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Brazilit ka shënuar shifra rekorde këtë vit. Marrë si fakt shifrat e përmendur më lart nëse Amazona vazhdon të shkatërrohet atëherë kjo do të kishte një ndikim të hatashëm sa i përket ndotjes së ambientit në botë, shkruan rtv21.tv.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe modelja e famshme braziljanja, Adriana Lima. Ajo në Instagram ka publikuar një fotografi të pyllit që po digjet duke luajtur kështu rolin e mediave për të dhënë këtë informatë, pasi që sipas saj mediat nuk kanë raportuar asgjë sa i përket djegies së Amazonës.

Edhe këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka reaguar, ajo i ka kërkuar falje brezave të ardhshëm për shkatërrimin e natyrës që po bëjnë gjeneratat e tashme.

” I kërkoj falje djalit tim dhe tëndit. Për të gjithë brezat e ardhshëm për injorancën e tillë dhe lakmisë së disa qenieve njerëzore. Një mijë kërkim falje “, ka shkruar Vesa në rrjetet sociale./21Media