Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje protestuesve të shmangin dhunën

Opozita në protestë para Kuvendit

Opozita do të protestojë sot para Kuvendit të Shqipërisë, protesta e dytë radhazi kjo pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Me këtë rast, Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje protestuesve që të shmangin dhunën.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.”, bëhet e ditur në postimin e Ambasadës Amerikane.

Prej orëve të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Tiranës. Mësohet se mbi 1 mijë forca policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e kësaj proteste./21Media

Back to top button