"Udhëtim i shkëlqyeshëm për ekipin e Kosovës në kualifikimet për Euro 2020"

“Udhëtim i shkëlqyeshëm për ekipin e Kosovës në kualifikimet për Euro 2020”

Anglia mposhti Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 4:0 në ndeshjen e fundit kualifikuese për evropianin 2020.

Pas kësaj ndeshje ka reaguar, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë,e cila ka uruarpërgëzuar futbollistët e Anglisë për fitoren, ndërsa i ka përgëzuar djemtë e Kombëtares ë Kosovës për shpirtin luftarak të treguar në fushë.

Urime Angli për fitoren sonte. Dhe urime Kosovë për shpirtin luftarak që treguan. Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020”, ka shkruar  Ambasada e Britanisë në Facebook.

Në pjesën e parë të ndeshjes, golin e epërsisë e shënoi mesfushori i Tottenhamit, Harry Winks në minutën e 32-të, kurse në minuten e 78-të kapiteni i Anglisë, Harry Kane shënoi golin e dytë, vetëm 5 minuta pas këtij goli në minutën 82-të Rashford shënoi golin e 3-të.

Kurse, goli i katërt u shënua në minutat shtesë të ndeshjes nga Mason Mount. Kombëtarja e Kosovës rrezikoi disa herë portën e Anglisë por nuk arriti të shënoj gola.

Ndeshja Kosovë-Angli u komentua edhe nga mediat e huaja. /21Media