Ambasada e Amerikës mirëpret konstituimin e Kuvendit

Ambasada e Amerikës kërkoi formimin e shpejtë të qeverisë

Ambasada e Amerikës në Kosovë mirëpriti konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uroi kyeparlamentarin Glauk Konjufca, anëtarët tjerë të Kryesisë dhe deputetët.

Përmes një njoftimi, nga ambasada inkurajuan liderët politik të formojnë menjëherë qeverinë e re që është e vendosur për të përmbushur mandatin e marrë nga votuesit.

“Ambasada e Amerikës në Kosovë mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kyeparlamentarin Glauk Konjufca e anëtarët tjerë të Kryesisë dhe të gjithë deputetët. Ne inkurajojmë liderët politikë të formojnë menjëherë qeverinë e re që është e vendosur për të përmbushur mandatin e marrë nga votuesit. Presim të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë e prosperitetin”, u bë e ditur në reagimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovës.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi, i hapi rrugë formimit të Qeverisë.

Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës. Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme./21Media

Back to top button