Ambasada e Kosovës në Itali: Asnjë kosovar i prekur nga koronavirusi

Ambasada publikon numrat emergjent

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ambasada njoftoi se deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova.

U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë. Për çdo eventualitet numri i emergjencave i ARKS në Romë: +393274526991;
dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662”, shkruan Ambasada./21Media

 

Back to top button