Ambasada e SHBA: Deputetët të mos pranojnë djegien e mandateve

“Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”

Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Një ditë më parë, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja Amerikane, Leyla Moses zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë, përmbajta e të cilit nuk u bë publike./Ora News.tv

Back to top button