Ambasada e SHBA-së sërish thirrje për taksën

“Të hiqet taksa që tani”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sërish i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta heqë tarifën tani. Në komunikatën e ambasadës thuhet se në kohra si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç.

“Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave. Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe t’i heqë tarifat që tani.”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se do të hiqej pjesërisht taksa për mallrat serbe që nga 15 marsi, mirëpo Kurti deklaroi ditë më parë se taksa nuk do të hiqet për shkak se ende nuk ka arritur ta bind partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në se zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme./21Media

Back to top button