Tanushi ka vdekur në Letoni gjatë misionit të tij

Tanushi ka vdekur në Letoni gjatë misionit të tij

Ambasada amerikane në Tiranë u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Majorit Klodian Tanushi, i cili ka vdekur në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

“Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij.”, bëhet e ditur në postimin e Ambasadës në twitter.

Trupi i pajetë i Tanushit pritet të arrijë me avion ushtarak, ndërsa homazhet për ushtarakun e rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni do të zhvillohen të enjten në hollin e Pallatit të Kongreseve./21Media