Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare nesër

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare nesër

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kjo ambasadë po ashtu u ka bërë thirrje  të  respektohet kodi i sjelljes.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë Kodin e Sjelljes dhe të ligjit për zgjedhjet dhe për të siguruar një atmosferë paqësore në ditën E. Zvicra do të respektojë zgjedhjen e votuesve dhe rezultatet e një zgjedhje demokratike, të lirë e të ndershme.”, thuhet ndër tjerash në mesazhi e Ambasadës së Zvicrës.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare nesër. Në këto zgjedhje në listën e votuesve do të jenë 111.733 votues të rinj.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet e ndjeshme zgjedhore dhe fletëvotimeve./21Media