Ambasada gjermane në Kosovë hap librin e zisë

Ambasada gjermane hap librin e zisë me rastin e vdekjes se ish- kancelarit Helmut Kohl

Nga sot,  deri më 22.06.2017 nga ora 8:30 – 11.00 dhe nga ora 13.00 – 16.00 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit me rastin e vdekjes së ish-kancelarit Federal gjerman Helmut Kohl.

Helmut Kohl u nda nga jeta më 16 qershor 2017 në moshën 87-vjeçare në shtëpinë e tij në Ludvigshafen.

Helmut Kohl u lind më 3 prill 1930 në Ludvigshafen. Nga viti 1959 deri në vitin 1976 ai u angazhua si deputet dhe më pas si kryeministër në politikën e landit Rajnland-Pfalc për të kaluar në politikën federale. Më 1 tetor 1982 Helmut Kohl nga Bundestagu gjerman u zgjodh kancelar i gjashtë i Republikës Federale të Gjermanisë. Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme parlamentare më 2 dhjetor 1990 Kohl mbeti kancelar – dhe me këtë ai ishte kancelari i parë federal i Gjermanisë së bashkuar deri në vitin 1998.

Në deklaratën e tij, Ministri i Jashtëm Gabriel e vlerësoi kancelarin Hemlut Kohl dhe amanetin e tij, duke theksuar:

„Ai ishte një burrështetas i madh, një politikan i madh gjerman dhe para së gjithash një europian i madh, i cili ka bërë shumë, jo vetëm për bashkimin e Gjermanisë, por edhe për bashkëngritjen e Europës./21Media

 

Back to top button