Ambasada Italiane në Prishtinë e shqetësuar

Kujdes nga keqpërdoruesit, aplikimet në Ambasadën Italiane janë falas

Ambasada Italiane në Prishtinë ka shprehur shqetësimin ndaj rritjes së keqpërdorimeve të personave të panjohur për ambasadën, duke përfituar nga prenotimet online për caktimin e termineve, të cilat janë falas.

Sipas Ambasadës, në muajt e fundit tashmë i kishte informuar forcat policore dhe autoritetet kosovare rreth problemeve që lidhen me përdorimin mashtrues të sistemit të prenotimeve online të terminëve për Zyrën e Vizave si rezultat i sinjalizimeve të përdoruesve.

Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se në mënyrë të veçantë, ka pasur një dyshim të fortë se palë të treta, tërësisht jashtë Ambasadës, ishin duke përfituar nga prenotimet online për caktimin e termineve, pas një pagese të një shume të hollave për prezantimin e aplikacioneve për vizë.

“Mësohet që hetimet e kryera nga autoritetet lokale në ditët e fundit kanë çuar në arrestimin e një të dyshuari. Me këtë rast, Ambasada Italiane në Prishtinë thekson se sistemi për prenotimin e termineve online për Zyrën e Vizave ka qenë gjithmonë plotësisht pa pagesë, që nuk duhet asnjë ndërmjetësim tjetër për të marrë një vizë dhe se shuma  e vetme për të paguar është përqindja që duhet paguar zyres konsullore. Çdo lloj ndërhyrje ndërmjetësuese nga palët e treta nuk është e autorizuar nga kjo Ambasadë dhe për këtë arsye është një abuzim: prandaj ne ftojmë përdoruesit për të denoncuar tek Autoritetet përkatëse lokale”, bëhet e ditur në komunikatë.

Back to top button