Ambasadorët në takim me kryetarët e Luginës
5 Prill 2019
Do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik
Do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik
Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, këtë të premte do të mbahet një takim me ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit për media nga komuna e Gjilanit, të pranishëm do të jenë edhe kryetarët e komunave të regjionit lindje lidhur me bashkëpunimin ekonomik.
Takimi do të mbahet nga ora 11:00 në Prevallë./21Media