Krenari!

Loading...

Krenari!

Këngëtarja e suksesshme, Dua Lipa ka fituar dy çmime në ceremoninë më të rëndësishme në industrinë e muzikës ‘Grammy Awards’. Këtij suksesi të Duas i janë gëzuar të gjithë, duke filluar nga krerët shtetëror, e deri te emra të njohur të muzikës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet ka uruar Duan dhe ka vlerësuar lart artistët shqiptarë.

“Urime Dua Lipa për çmimin artisja më e mirë e re! Gjithmonë mrekulli të shohësh talentët nga Kosova që njihen në skenën botërore”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Dua Lipa në eventin më të rëndësishëm në industrinë e muzikës “Grammy Awards”, ka fituar dy çmime: “Artistja më e mirë e re” si dhe “Kënga më e mirë dance”, me këngën “Electricity”./21Media