Edhe një apel i ambasadorit amerikan për shqiptarët! Ambasadori amerikan në Tiranë,  Donald Lu, ka folur edhe një herë për çështjen e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe ka qenë tejet i ashpër në deklaratat e tij.

 Edhe një apel i ambasadorit amerikan për shqiptarët!

Ambasadori amerikan në Tiranë,  Donald Lu, ka folur edhe një herë për çështjen e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe ka qenë tejet i ashpër në deklaratat e tij.

“Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së”, ka shkruar ai.

“Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangsterë të futen në burg”, thotë ambasadori dhe fjalia e fundit është qartazi një mesazh për politikën.

Ditë më parë ambasadori ka folur edhe me emra konkretë, ku tha se në Shqipëri ka katër klane dhe 20 familje mafioze dhe se asnjë nga peshqit e mëdhenj të krimit nuk janë arrestuar.