Ambasadori amerikan impresionohet me protestën në Kosovë

Protesta për rastin e dhunimit të së miturës në Drenas, ka marrë përkrahje të madhe

Gjatë ditës së sotme u mbajt protestë në Drenas, që erdhi pas protestës së djeshme në Prishtinë.

Protesta me mesazhe si: “Pro mësimit JO përdhunimit” ishte në mbështetje të rastit që ndodhi në Drenas, ku një e mitur ishte dhunuar nga profesori i saj e më pas edhe nga zyrtari policor, shkruan rtv21.tv.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka mbështetur këtë protestë, duke thënë se ishte i impresionuar të shihte aq shumë qytetarë të Kosovës që bashkohen kundër dhunës drejt femrave.

“Protestat paqësore dhe publike janë elemente kritike të demokracisë. Njëjtë është edhe barazia gjinore”, ka shkruar ambasadori në Twitter./21Media

Back to top button