Delawie: Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të ndershëm

Delawie: Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të ndershëm

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese, e cila vazhdon të ketë mungesë të gjyqtarëve. Ai ka thënë se duhet të zgjedhen kandidatë apolitikë, përfshirë edhe gra.

“Derisa Kosova po feston 10 vjetorin e Kushtetutës, ajo po përballet me zbrazëti në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, duke përfshirë edhe gra, për t’i shërbyer Kosovës në këtë gjykatë të shquar”, ka shkruar Delawie.

Kjo, nuk është hera e parë që ambasadori amerikan kritikon këtë institucion, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës, por që të jenë juristë të mirë./21Media