Së shpejti mund ta dëgjoni këngën e re të Ritës

Së shpejti mund ta dëgjoni këngën e re të Ritës

Rita Ora ka njoftuar adhuruesit se në mesnatë do të publikohet kënga e saj më e re “How To Be Lonely”.

Për projektin e ri të këngëtares shqiptare me famë botërore, duket se entuziast është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, shkruan rtv21.tv

Në fakt përshtypje ambasadorit i ka bërë titulli i këngës, dhe nëpëmjet një shkrimi ku shpërndaun njoftimin e Ritës, Abbott e fton atë të vijë në Kosovë nëse po ndjehet e vetmuar.

Nëse Rita Ora po ndjehet e vetmuar, ajo gjithmonë mund të vijë në Kosovë“, shkruan ambasadori.

Ndryshe Rita është shumë e lidhur me vendin e saj të lindjes. Në fillim të muajit shkurt ajo bëri një tatuazh në gjuhën shqipe, ku shkroi “zog”, ashtu siç e thërriste nëna e saj kur ishte e vogël./21Media