Tryezë për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Tryezë për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Në paraqitjen e dytë në një tryezë publike që prej ardhjes në krye të Ambasadës Britanike në Kosovë, ambasadori Nicholas Abbott ka folur për premtimet elektorale të politikanëve në lidhje me luftimin e korrupsionit.

Abbottin e gëzon fakti që luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë në programet e secilës parti. Mirëpo atij nuk po i duket e drejtë që të flitet shumë për luftimin e korrupsionit para fushatës dhe pas saj të theksohet se pushteti ekzekutiv nuk ka kompetenca ligjore në këtë drejtim.

Në tryezën e Grupit për Studime Politikë e Juridike me temë “Dështim apo neglizhencë: Zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, ambasadori britanik foli edhe për sistemin gjyqësor.

Deri tani Kosova ka pranuar atë që i është servuar. Unë nuk dua ta bëj këtë. Por dua të theksoj atë që tashmë është e qartë për të gjithë: Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore”, theksoi ambasadori.

Abbott ka lavdëruar Këshillin Prokurorial për ndryshimin e rregullores për përzgjedhjen e kryeprokurorëve, ndërsa ka thënë se të njëjtin hap nuk e ka bërë Këshilli Gjyqësor i Kosovës./21Media