Ambasadori britanik uron 11 vjetorin e Pavarësisë në gjuhën shqipe

Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën gjithnjë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar shqiptarët me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një video të postuar në faqen e ambasadës në facebook, O’Connell ka uruar në gjuhën shqipe 11 vjetorin e shtetësisë së vendit tonë.

si çdo herë që bën urime të veçanta për qytetarët e Kosovës, edhe këtë herë në gjuhën shqipe, ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë.

“Sot, para 11 vitesh, Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisaar-it. Kosova u lind si Republikë shumë-kombëshe, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë O’Connell.

Ambasadori britanik ka shtuar se Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën gjithnjë.

Kosova është shpallur shtet i pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e ka lexuar ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë është miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

Back to top button