Karrige për RMV në Samitin e Londrës,

Karrige për RMV në Samitin e Londrës,

Maqedonia e Veriut në Samitin e Londrës do të ulë dhe do të debatojë në mënyrë të barabartë me 29 vendet anëtare të NATO-s. Këtë e deklaroi shefi i zyrës së Aleancës në Shkup, koloneli Zoran Jankoviq, në takimin me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, në prag të Samitit të Aleancës që do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor.

Javën e ardhshme do të kemi mundësi të ulemi në tavolinë të njëjtë në takimin e liderëve, që është shenjë e rëndësishme për përkushtimin tuaj dhe angazhimet që i keni bërë gjatë dy vjetëve të kaluara. Ky është rezultat i punës së kësaj Qeveria, por do të theksoj se këtu merita të madha kanë edhe ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme”, tha Jankoviq.

Shekerinska tha se anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO do të kontribuojë që së shpejti të hapen negociatat me BE-në. Lidhur me emërimin e përfaqësuesit ushtarak në NATO, tha se dje ka biseduar me Presidentin Stevo Pendarovski dhe se pret që ai të zgjidhet në afat sa më të shkurtër.

Aleanca e NATO-s është platformë e mirë për të punuar bashkë me aleatët tonë në BE, sepse edhe në Deklaratat, edhe në konkluzionet e Samitit të liderëve, me siguri do të dërgohet mesazh për të cilin po flasim edhe ne si ministra – se NATO-ja dhe BE-ja dhe partnerë dhe aleatë të fuqishëm në dëshirën dhe planet për kontinent stabil evropian dhe botë të qetë”, theksoi ministrja.

Ministri Dimitrov porositi se Maqedonia gjendet para hyrjes në NATO, prandaj siç tha, pret që ambasadori të zgjidhet para Samitit të NATO-s.

Nëse pas 25 vjetëve më në fund jemi vetëm një metër para arritjes së qëllimit tonë strategjik, atëherë anëtarësimi i plotfuqishëm në Aleancë do të ishte krejtësisht joserioz nëse faktorët politikë të cilët marrin pjesë në procedurën e emërimit të ambasadorëve, nuk arrijnë të sigurojë një ambasador, respektivisht një përfaqësues të përhershëm të RMV-së në NATO”, deklaroi Dimitrov.

Delegacionin në Samitin e Londrës do ta udhëheqë kryeministri Zoran Zaev, kurse në Deklaratën përfundimtare është paraparë që në një paragraf të posaçëm të ceket se Maqedonia është e mirëseardhur si anëtare e 30-të. Protokollin për aderim në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 28 vende-anëtare, kurse mbetet vetëm Spanja, e cila nuk e ka bërë këtë gjë, për shkak se ende nuk e ka formuar Qeverinë./TV21