Ambasadori francez në Kosovë: Do të ndjekim me vëmendje respektimin e marrëveshjeve

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot,gjatë një interviste për televizionin publik të Kosovës, ka folur për marrëveshjen e arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se është një etapë shumë domethënëse që po kalon Kosova dhe Serbia në kuadër të procesit të Bashkimit Evropian, dhe një proces i normalizimit të marrëdhënieve në mes të këtyre dy vendeve, dhe gjithashtu një etapë në rrugën e integrimit evropian për dy vendet.

Sipas tij diskutimet në Ohër janë bërë në kuadër të asaj se çfarë është pranuar me 27 shkurt, dhe jemi të lumtur që është pranuar një marrëveshje e tillë të cilën Borrell ka treguar se duhet të zbatohet pa u vonuar.

“Ne jemi të angazhuar shumë për perspektiven evropiane të Kosovës, Kosova ka vendin e vet në institucionet evropiane, por Kosova duhet të avancojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me serbin, sepse është e domosdoshme për integrimin e evropian”, tha Guerot.

Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen.

“Ne do ndjekim me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen”.

“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE’së”, tha ndër të tjera ambasadori Guerot.

Back to top button