Ambasadori gjerman dhe ai britanik arrijnë në Zyrën e BE-së

Ambasadorët në Zyrën e BE-së në Kosovë

Derisa ka mbi një orë që kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë nisur takimin brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës, dy prej ambasadorëve të QUINT-it, ai i Gjermanisë, Christian Heldt dhe ai i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott që kanë qenë të ftuar në këtë takim, janë parë brenda Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila është në afërsi të Parlamentit.

Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se nuk ka marrë ftesë për takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shtetet e QUINT-it sot deklaruan se nuk synojnë ndërmjetësim në bisedimet për arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit qeverisës.

Back to top button