Heldt tha se gjermanët janë adhurues të maleve

Heldt tha se gjermanët janë adhurues të maleve

Pas deklaratës raciste të kryeministres serbe, Ana Brnabiq edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka ironizuar me të duke thënë se gjermanët janë adhurues të maleve.

Heldt në “Twitter” ka publikuar një fotografi në natyrë duke ia lënë një mbishkrim “gjermanët janë adhurues të maleve. Sapo dola prej malit, shihemi sërish”.

Ngjashëm me ambasadorin gjerman nga malet kanë ironizuar edhe ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Kryemistrja e Serbisë, Ana Brnabiq kishte bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë “njerëz që kanë dalë nga mali” dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referuar krerëve të shtetit në Kosovë, të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë me dije se asnjëherë Brnabiqit nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave raciste dhe ofenduese./21Media