Ambasadori gjerman kërkon formimin e koalicionit qeverisës!

Sipas Heldt kjo javë është vendimtare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në llogarinë e tij “Twitter” duke përshkruar motin mëngjesin e sotëm, ka thënë se kjo është një javë vendimtare sa i përket koalicionit VV-LDK.

“Dielli po përplaset me mjegullën dhe retë. Ogur i mirë mëngjesin e së hënës për të përmbledhur me sukses bisedimet e koalicionit. Kosovës i duhet qeveria e re, të gjithë duam të rikthehemi në punë. Paçi një fillim të shkëlqyeshëm për këtë javë vendimtare”, ka shkruar Heldt.


Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë koalicionin qeverisës, për shkak të mosdakordimit për pozitën e presidentit, të cilën po e kërkon LDK-ja.

VV në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, LDK një më pak 28.

Zgjedhjet nacionale të këtij viti u certifikuan më 27 nëntor, pas kësaj presidenti i vendit sipas Kushtetutës, brenda 30 ditësh duhet ta thërret seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës./21Media

Back to top button