Heldt pohoi se ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane

Heldt pohoi se ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar sot se Gjermania dhe Kosova janë duke u përgatitur për takimin bilateral ku do të diskutohet për liberalizim të vizave. Këto komente Heldt i bëri gjatë një vizite në Novobërdë, ku është restauruar Kalaja e Artanës.

Ai pohoi se për këtë çështje ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane dhe se për detajet tjera të pajtimit që kanë pasur kryeministri Haradinaj dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, do të ketë një takim të radhës.

“Për çështjen e liberalizonit të vizave ka pasur bisedime në qeverinë gjermane. Kryeministri i Kosovës e ka pasur një takim me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, dhe ata në atë takim janë marrë vesh që detajet e tjera për këtë pajtim të cilin e kanë pasur për çështjen e liberalizimit të vizave, t’i diskutojnë në takimet bilaterale dhe përgatitjet për këtë takim janë në vazhdimësi”, tha ai.

Pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka deklaruar se në Gjermani i është premtuar liberalizimi i vizave, ndërsa ka pohuar se si kohë opsionale mund të jetë shtatori./21Media