Ambasadori gjerman për Qeverinë: E pritëm gjatë këtë moment

Urime për Qeverinë e kryeparlamentaren nga ambasadori gjerman

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me anë të dy postimeve në Twitter ka uruar Qeverinë e re, dhe kryeparlamentaren e re.

Për formimin e Qeverisë shkroi se është një gjë që të gjithë e kemi pritur gjatë, dhe se Gjermania do të jetë afër për ta mbështetur në mbërritjen e caqeve të përbashkëta.

Për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Heldt uroi Vjosa Osmanin duke cekur që ajo është kryetarja e parë femër e Kuvendit të Kosovës, dhe duke i uruar fat në punën e saj./21Media

Back to top button