Held – Gjermanëve: Hani ajvar është i shëndetshëm

Held – Gjermanëve: Hani ajvar është i shëndetshëm

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka prezantuar ajvarin e Kosovës në Gjermani, në 20 vjetorin e bashkëpunimt Gjermani- Kosovë.

Held tutje u ka rekomanduar gjermanëve që të hanë sa më shumë ajvar pasi që sipas tij është shumë i shëndeshëm.

“20 vjet bashkëpunim Gjermani-Kosovë: Për një dekadë, gratë e zonja të Krushës punojnë së bashku me GIZ. Në vizitën time të fundit, u premtova që do ta rris ndërgjegjësimin për ajvarin. Dhe tani është në zemër të Berlinit. Gjermanë, hani më shumë ajvar, shëndetshëm dhe shumë i shijshëm”, ka shkruar Held në Twitter.

Në shtator të këtij viti punëtoria e Koperativës Bujqësore “Krusha” ishte djegur nga zjarri.

Kësaj korporate ditë më pas iu janë dhuruar 100 mijë euro nga Ambasada Gjermane në Kosovë./21Media