Ambasadori Heldt: Ekonomia një prej sektorëve më të rëndësishëm

Hasani ka kërkuar që fryma e bashkëpunimit të thellohet edhe më shumë me Gjermaninë

​Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, të cilët kanë biseduar edhe për mundësinë e organizimit të një konference në Gjermani, ku investitorët e mundshëm gjermanë do të kenë mundësi që të njoftohen me klimën e biznesit këtu, mundësitë e investimit dhe lehtësirat që do t’u bëhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ambasadori i ri në këtë takim është shoqëruar edhe nga zv.Shefi i Misionit, Jan-Alex Voss. Në këtë takim njoftues ata i uruan njëri-tjetrit marrjen e detyrës së re.

Ministri Hasani e ka falënderuar me këtë rast ambasadorin Heldt, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe ka kërkuar që kjo frymë e mirë e bashkëpunimit të thellohet edhe më tej.

Ambasadori Heldt, ka theksuar se ekonomia është një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.  Ministri Hasani ka shpalosur para ambasadorit objektivat e tij që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij udhëheqës./21Media

Back to top button