Vllahiu takohet me ambasadorin amerikan në Çeki

Vllahiu takohet me ambasadorin amerikan në Çeki

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Çeki, Stephen B.King ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij nga Kosova, Arbër Vllahiun.

Në një postim në Twitter, ambasadori amerikan ka thënë se ka riafirmuar mbështetjen që SHBA-ja ka për Kosovën e pavarur dhe sovrane.

“Ishte një nder të takohesha me ambasadorin Arbër Vllahiu këtë mëngjes dhe të riafirmojë qëndrimin e palëkundur të SHBA-së për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, e integruar tërësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar King në llogarinë e tij “Twitter”.


Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot ka treguar për mospjesëmarrjen e tij në Samitin e Pragës, dhe shkak për këtë ka thënë se janë zgjedhjet në Kosovë të cilat po afrohen.

Në anën tjetër dje presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka thënë në Beograd se brenda muajit do ta rishkiojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga ky shtet./21Media